Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur këtë të martë në emisionin Now me moderatore Erla Mëhilli për gjendjen e burgjeve në Shqipëri. Karamuço ka dhënë detaje për një skemë korrupsioni që sipas tij, bazuar në dokumente zyrtare, ndodh në burgjet shqiptare.

“Sa kushton një celular që ta posedosh brenda burgut, që variojnë nga 2 deri në 4 mijë euro. Edhe transferimi. Madje edhe ‘nderi’ në thonjëza që mund të bëhet edhe nga tranziti ku ti je i paraburgosur, ku pas gjyqit që të kthehesh direkt ata kërkojnë para përsëri dhe marrin 500 euro. Një zyrtar i lartë që vuante paraburgimin, kishte paguar lekë dy tre herë. Edhe më merr bashkëshortja, më thotë: ‘Ore zotëri, si do t’ia bëjmë kësaj historie?’ Mora Drejtorinë e Përgjithshme për ta zbatuar siç duhet. Letrat e vazhdueshme kërkojnë një realitet tjetër. Ka një skemë të madhe korrupsioni në sistemin penitenciar”, tha Karamuço.