Karateja shqiptare ka shënuar rezultate të rëndësishme në kompeticionet madhore ndërkombëtare të këtij sporti. Dy muaj më parë, Orges Arifi u shpall nënkampion i Europës, duke i dhuruar Shqipërisë medalje argjendi në eventin që u mbajt në Jerevan të Armenisë.
Një arritje e jashtëzakonshme që e ngjitur shumë shkallë në renditjen botërore. Në azhurnimin e fundit të klasifikimit botëror për peshat -60 kg, Arifi pozicionohet në vendin e shtatë në botë. Një rezultat i madh për vetë sportistit si dhe për Kombëtaren e karatesë.
Ndërkohë, shumë shkallë në klasifikimin botëror ka ngjitur edhe Melos Gashi, duke u pozicionuar në vendin e 18-të në botë për peshat -84 kg.





