Gjykata e Apelit e Kombeve të Bashkuara ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiçin, një figurë kyçe në luftërat e Ballkanit.
Ish-kreu serb boshnjak Radovan Karaxhiçin kishte apeluar kundër dënimit të tij prej 40 vjet burgim, të cilin e mori në vitin 2016 për krime lufte dhe genocid.
Gjykimi i tij ishte një ndër gjykimet e profileve të larta nga seritë e luftërave në vitet 1990, të cilat panë rënien e përgjakshme të ish-Jugosllavisë dhe vdekjen e të paktën 100,000 boshnjakëve.
Karaxhiç 73 vjeç u dënua për masakrën e Srebrenicës në Korrik të 1995-ës ku u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djemë myslimanë nga forcat serbo-boshnjake.
Ai u gjet gjithashtu fajtor për udhëheqjen e një fushate spastrimi etnik që zhvendosi kroatët dhe myslimanët nga zonat e Bosnjes të pretenduara nga serbët.