Karburanti pa taksa tashmë do të ofrohet edhe në portet e Malit të Zi. Në këtë mënyrë porti i Durrësit njeh një konkurent të fortë, duke bërë që shumë prej jahteve luksoze që vinin në Durrës për t’u furnizuar me karburat me çmim të lirë, mund të shkojnë edhe në portin e vendit fqinj.

Autoritete malazeze kanë njoftuar se ky shërbim rikthet pas 3 vitesh ndërprerje, duke rifitur karburantin pa doganë për jahtet dhe anijet e huaja private dhe komerciale.

Shërbimi në fjalë pritet të fillojë në vitin 2025, ndërkohë që njoftimi shton se mund të vijnë anije dhe jahte të të gjitha përmasave.

Karburanti pa taksa ishte kthyer në një burim të rëndësishëm të ardhurash për buxhetin e shtetit, pasi mesatarisht në një vit arkëtoheshin afro 15 milion euro nga shitja e karburantit për furnizimin e jahteve luksoze që vinin në vendin tonë për këtë qëllim.