HOLLIVUD, 17 mars 2013 –Thënia e famshme shqipe “Bëmë baba të të ngjaj” duhet përshtatur paksa në “Bëmë mama të të ngjaj” në rastin e familjes Kardashian.
Në të vërtetë, Kris Jenner, biznesmene dhe producente televizive, mamaja 58-vjeçe e motrave të famshme Kim, Kourtney dhe Khloe dhe e vëllait Rob, që janë 4 fëmijë me burrin e parë Robert Kardashian, ka xhiruar një porno-film privat.
Që ngaviti 1991 Krisi është e martuar me Bruce Jenner dhe ka dy fëmijë të tjerë.
Ky film praktikisht është i gatshëm për t’u shitur, por pronari i tij po pret momentin e duhur, sidomos kur tani fama e familjes Kardashian është në majat e saj.
Shtypi rozë amerikan spekulon se partneri i Krisit në filmin porno është 46-vjeçari Todd Waterman, ish-lojtari i njohur regbie, me të cilin Kris-i kishte marrëdhënie biznesi në vitet 1980.
Të gjithë tashmë dinë për videoxhirimin seksual të bijës së saj Kim, dhe tani ato nuk kanë çfarë t’i thonë njëra-tjetrës.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/