ROME, 04 mars 2013– Kardinalët e Kishës Katolike Romake janë mbledhur në Vatikan nga e gjithë bota për një konsultim paraprak para se të zgjedhin Papën e ri.

Gjatë takimeve me dyer të mbyllura, që do të mbahen gjatë një jave, kardinalët do të zgjedhin datën e fshehtë të mbajtjes së Konklavës – një seri votimesh të fshehta për zgjedhjen e pontifikatit të ri.

Drejtuesit e Kishës kanë marrë një sërë masash, për të shmangur rrjedhjet e informacionit gjatë zgjedhjes së Papës.

Telefonat celularë do të jenë të ndaluar plotësisht për përdorim gjatë kësaj kohe, ndërsa punonjësit teknikë do të kontrollojnë nëse ka apo jo në dhomat e kardinalëve aparate përgjimi.