Një problem madhor për shumë prej nesh, përdorues të pajisjeve teknologjike, mbetet bateria e telefonit dhe mënyra e karikimit të tij.
“OvRCharger”, mund të quhet pa frikë karikuesi i gjeneratës së re. Ky model tekaa rimbush telefonin me bateri përmes valëve wireless, e mban në ajër dhe e rrotullon celularin.
Sistemi është i përbërë nga dy elementë kryesorë – një bazë karikim prej druri dhe një kasë të veçantë, e cila bën lidhjen me portën e karikimit në celular dhe një mangeti.
Interesant është fakti se në momentin që telefoni arrin 100%, karikimi do të ndalojë dhe celulari juaj do të vijojë të qëndrojë në ajër dhe po ashtu do vijojë rrotullimin.
Ai do të shitet për 225 $.





