Trajneri i Bajernit të Mynihut, Karlo Ançeloti do të vijë ditën e Premte në Tiranë. Lajmin e konfirmojnë burime të “Panorama.al”.
Italiani do të vijë në Tiranë për promovimin e një libri. Ai do të jetë i ftuar në sallën Kod në Kryeministri, ku i pranishëm do të jetë Kryeministri Rama.
Ky nuk është rasti i parë që një figurë e shquar e futbollit promovon libra në Shqipëri. Kujtojmë edhe të madhin Arigo Saki, i cili bëri të njëjtën gjë në Kryeministri një vit më parë.





