Paul Pogba është dënuar me 4 vite pezullim nga futbolli i luajtur për përdorim dopingu nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping.

Mesfushori i Juventusit u gjet pozitiv me metabolit të testosteronit në një test pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht dhe më pas u pezullua si masë paraprake.

Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, nga avokatët e lojtarit, prandaj, gjyqtarët vendosën të mos pranojnë kërkesat e mbrojtjes, e cila kishte vendosur të mos pranonte marrëveshjen.

Pogba u pezullua më 12 shtator, pasi kishte grumbulluar disa minuta në dy paraqitje në Serie A, më pas kundër-analiza konfirmoi pozitivitetin.

Në moshën pothuajse 31-vjeçare, karriera e tij konsiderohet në rrezik serioz. Kontrata me Juventusin, skadon në vitin 2026.