Një grup prej rreth 10 të rinjsh është filmuar duke sulmuar në mënyrë barbare një person të moshës 19 vjeçare që ishte duke ecur qetësisht në rrugë.

Personi i sulmuar po shkonte në drejtim të stacionit të autobusit në jug të Londrës.

Pamjet tregojnë se si banda e hajdutëve pasi e godasin të riun, e lënë pa ndjenja mbi trotuar.

Policia ka shpërndarë videon me shpresën se do të identifikohen autorët.

Ngjarja ka ndodhur ne 30 Prill të këtij viti, rreth orës 22:15.