Rosa Isela, vajza e Joaquín “El Chapo” Guzmán, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për arestimin e vëllait të saj Ovidio Guzmán “El Ratón” me një postim kushtuar familjes së saj.

“Familja Guzmán nuk ka mbaruar, karteli po funksionon ende fuqishëm…”,shkruan ajo.

Ovidio Guzmán u kap herët të enjten, më 5 janar, në Culiacán, Sinaloa, në mes të një konfrontimi midis bandës dhe ushtrisë meksikane.

Më pas ai u transferua në Qendrën Federale për Përshtatjen Sociale (Cefereso) numër 1 Altiplano, i njohur gjithashtu si burgu Almoloya, në shtetin e Meksikës.

Në vitin 2015 babai i tij Joaquín El Chapo u arratis nga ai burg.