DURRËS, 13 tetor 2014– Veç të tjerash, ndeshja përballë Danimarkës ra në sy edhe për lojën e pastër. Hungarezi Kasai njihet si arbitër i ashpër, por mbrëmë nuk nxori asnjë karton nga xhepi. Duket se kjo ka qenë një strategji e trajnerit De Biazi, i cili i kishte porositur lojtarët tanë që të mos rrezikonin. Lojtarë të tillë si Berisha, Xhaka apo Abrashi rrezikonin të mungonin në ndeshjen e ardhshme ndaj Serbisë nëse merrnin kartonë të verdhë, ndaj falë korrektësisë në lojë De Biazi do të ketë një skuadër të plotë në ndeshjen e së martën në Beograd. Gjithsesi, dilema më e madhe e trajnerit është nëse Odise Roshi do të rikuperohet në kohë për këtë takim.





