Kylian Mbappé e paguan shtrenjtë ndëshkimin e tij me karton të kuq në takimin me Nimes. Sulmuesi i PSG reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes me qëllim të Teji Savenier, duke e shtyrë kundërshtarin, i cili u rrëzua në tokë. Komisioni i Disiplinës në Federatën Franceze të Futbollit, vendosi ta pezullojë tri ndeshje 19-vjeçarin, ndërsa Savinier 5 ndeshje.

“Ylli” parizien do të mungojë ndaj Sant Ettienne më 14 shtator, si dhe më sfidat me Rennes më 23 shtator dhe me Reims më 26 shtator. Mbappe aktualisht është grumbulluar me përfaqësuesen e Francës për ndeshjen me Gjermaninë, që do të zhvillohet këtë të enjte në Mynih.