12 Mars 2015 – Vazhdon ende të përflitet kartoni i kuq i Zlatan Ibrahimoviç në sfidën e djeshme Chelsea-PSG. Sulmuesi suedez e la ekipin e tij me 10 lojtarë që në pjesën e parë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Oscar. Por gjigandit nuk i ka pëlqyer reagimi i futbollistëve kundërshtarë.
"Kur pashë kartonin e kuq, mbeta i shtangur. Nuk e di se çfarë e shtyu gjyqtarin e ndeshjes të merrte atë vendim, ndoshta ai pa diçka tjetër. Por reagimi i lojtarëve të Chelsea-s ishte vërtet i turpshëm. Menjëherë pasi unë mora kartonin e kuq ata rrethuan arbitrin dhe nuk e di se ç’kërkonin. Mu duk sikur kisha rreth meje 11 fëmijë dhe u tërhoqa duke u larguar", ka thënë Ibra. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të qarkullojnë fotomontazhe ironizuese.
/albeu.com/





