Sergio Ramos u transferua në Meksikë në merkaton e dimrit, por edhe aty duket se nuk po gjen qetësi. Aventura te Monterrey nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme për mbrojtësin.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, 38-vjecari u ndëshkua me karton të kuq ndaj Pumas. Ramos bëri një gjest antisportiv ndaj një kundërshtari dhe kjo i kushtoi me ndëshkimin.

Megjithatë, problemet nuk përfundojnë këtu. Sipas mediave në Amerikën Latine, Ramos rrezikon deri në 15 ndeshje pezullim.