Një karvan prej 980 automjetesh me mbi 2 mijë turistë nga Polonia po vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Ky udhëtim bëhet në kuadër të Zlombol, një garë paksa e pazakontë.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Rama në Facebook, teksa thekson se 126.795 turistë polakë kanë vizituar Shqipërinë nga janari i këtij viti e deri në gusht.

Sipas tij, 40.199 turistë polakë vizituan vendin më shumë se një vit më parë.