Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cilëson të padrejtë dhe politik vendimin e marrë sot nga KAS.

KAS i dha dritën jeshile Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj (kryetar i komanduar) për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Topallit në planin politik ky vendim është një përpjekje për të goditur pluralizmin.

Topalli: Të bëj një korigjim kur flitet për pluralizmin shtetin, ligjin unë do të isha pak e kujdesshme t’i thoja telenovelë. Sot është një marrë një vendim brutal kundër gjithë legjislacionit shqiptar në kundërshtim me kodin zgjedhor, statutin, ligjin për partitë.

Domethënë jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm për vendin sepse në lojë është pluralizmi. KAS ka marrë kompetencat e gjykatës dhe ka vendosur edhe për diçka që Alibeaj nuk e ka kërkaur.

Sikur asnjëra mos kish ndodhur , mos ekzistonte hic partia me Berishën vetëm duke u nisur nga vendimi i gjykatës dy javë më parë dhe vendimi që ka marrë sot KAS të gjithë duhet të pyesin si qëndron e vërteta. Njëri thotë që kryetar është Basha tjetri thotë që urdhërojmë Celibashin të regjistrojë Alibeajn. Pyetja është: Kush ka të drejtë të regjistrojë partinë polititike bazuar në çfarë vendimi? Ore ju që caktoni kush është kryetari me çfarë baze, me çfarë statute? Mbi kodin jo, se është një thyerrje mbi çfarë baze? Vetë statute është thyer, ligji ësh thyer kodi është thyer. KAS ka kapërcyer vendimin e gjykatës. Ka marrë kompetencat e gjykatës dhe ka marrë dhe kompetencat e legjislativit.

Nga momenti që është marrë vendimi politik i gjykatës i gjithë zinxhiri pastaj është politik dhe është më e rëndë se kaq se të regjistrosh nëj grup të rinj është normale, siç nuk kanë regjistruar një cun që del përdit të regjistrohet është e patolerueshme. Në planin politik kjo është një përpjekje për të goditur pluralizmin duke krijaur forca për mes vjedhjeve të vulave.