KAS ka miratuar ankesën e KZAZ nr.22 në Durrës dhe nr.35 në Tiranë për gjobitjen që u bëri KQZ anëtarëve dhe kryetarëve të tyre.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka miratuar sot anulimin e masës administrative që aplikoi kryekomisioneri Ilirjan Celibashi për të gjitha ato KZAZ që regjistruan vonesa në procesin e numërimit.
2 KZAZ-të, një në Durrës dhe tjetra në Tiranë, ankimuan gjobën prej 3 mijë lekësh që i vendosi Ilirjan Celibashi për vonesën gjatë numërimit.





