Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit, duke rrëzuar kështu propozimin e koalicionit të Partisë Demokratike të regjistruar me emrin PD-AN.
PS kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD. Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale.
“Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS.





