Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet, ka vendosur të pranojë provat e para të PD, LSI dhe Kreshnik Merxhanit që janë depozituar për zgjedhjet në Gjirokastër. 

Nga ana tjetër me 3 vota janë rrëzuar kërkesat e PD-LSI për sigurimin e provave të tjera nga institucionet ligjzbatuese si për emgirantët, në Polici apo Prokurori që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtarët e KAS, Braho dhe Çefa kërkojnë informacion nga KQZ lidhur me të dhënat që kryqëzohen nga pajisja për identifikimin elektronik të zgjedhjeve.

Në takim u bë e ditur po ashtu se mbledhja për shqyrtimin e kërkesës së PD-AN dhe LSI në qarkun e Beratit do të mbahet në datë 14 maj 2021, ora 10:00.

Vendimet:

-U vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës LSI në lidhje me provat që kërkon të merren. Sa i përket emrave që pretendon se kanë qenë komisioner, dy anëtare të KAS unë, unë dhe zoti Ccefa, i kërkojmë administratës së KQZ, që të na vërë në dizpozicion sa më shpejt të jetë e mundur që nëse këto persona që ndodhen në këto lista janë pjesë e administratës zgjedhore, duke filluar nga dita e zgjedhjeve dhe deri në përfundimin e procesit të shpalljes së rezultatit.

-Në lidhje me kërkesën e PD-AN, po ashtu KAS vendosi rrëzimin e kërkesave për marrjen e provave që kërkohen nga ky subjekt. Në lidhje me kërkesën e fundit që ka të bëjë me kryqëzimin e të dhenave për pajisjen elektronike në qarkun e Gjirokastrës, përsëri dy persona, unë dhe zoti Ccefa, kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt, të na vihet në dizpozicion informacioni për kryqëzimin e të dhënave për qarkun Gjirokastër.

-Në lidhje me kërkesën për prova të subjektit Kreshnik Merxhani, u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës.

-Në lidhje me vijimin e seancës për këto tre kërkesa ankimore që i përkasin qarkut Gjirokastër, duke qenë se duhet të presim provat, do pezullohet ky proces deri në marrjen e provave.

-Ndërkohë që në datë 14 maj 2021, në orën 10:00 do të nisë shqyrtimi i ankesave për qarkun Berat.