Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e rradhës e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, në lidhje me kërkesën e bërë nga Partia Demokratike dhe kandidati i pavarur Boiken Abazi për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës

KAS ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e bërë për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve.

“ Pasi KAS u mblodh në dhomë këshillimi, bazuar në analizën e provave dhe fakteve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga koalicioni PD-AN, rrëzimin e kërkesës ankimore nga kandidati z.Boiken Abazi, lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse për qarkun e Tiranës për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hyn në fuqi. Kundër tij bëhet ankimi në Kolegjin Zgjedhor.’’– tha Ledio Braho.