Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, të mbështetur dhe nga LSI, për të marrë informacion për disa prova që sipas tyre kanë lidhje me procesin zgjedhor.

Sipas relatorit Koli Bele, provat që kërkonte PD nga 19 institucione shtetërore nuk kanë lidhje me procesin, pasi janë kërkesa që mund të shërbejnë për të vënë në punë institucionet e drejtësisë, por jo KAS.

KAS vendosi të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për Durrësin me kërkesë të anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

Gjithashtu vendosi që kërkesa e dy anëtarëve të KQZ, Elvis Çefa dhe Ledio Braho t’i përcillet administratës së KQZ për të dhënat nga sistemi identifimimit biometrik PEI, mbi pretendimet e PD se 300 votuesve në Qarkun Durres u është blerë vota.

Kujtojmë se më herët avokati i PD Marash Logu foli me emra, duke thënë se kush janë personat që kanë bërë shit-blerje votash në qarkun e Durrësit.