KAS ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në qarkun e Fierit.
“Vendosëm rrëzimin e Kërkesës Ankimore të PD dhe LSI, për shpalljen e pavlefshme të Qarkun e Fier, të pambështur në ligj dhe në prova. Lihet në fuqi vendimi i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.
Ky vendim hy në fuqi menjëherë, e kundër këtij vendimi mund të bëhet apel në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit”, tha Ilir Rusmaili, relator i KAS në këtë seancë.
Kundër këtij vendimi, PD mund të bëjë brenda 5 ditësh ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit.





