Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka hequr gjobat e vendosura ndaj krye bashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj ishte gjobitur nga KQZ, me 825 mijë lekë të reja, lidhur me aktivitetet e tij politike. Sipas KQZ-së, kreu i Bashkisë Tiranë ka zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhet 4 muaj para zgjedhjeve.
Veliaj u gjobit për shkeljen e rregullave për aktivitetet e ndaluara, mos raportim të aktiviteteve dhe për promovim të aktiviteteve të ndaluara.
Relatori Koli Bele: Në përfundim të shqyrtimit administrativ të anikimit kundër vendimit të komisionerit qendror të zgjedhjeve KAS, bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë të anëtarëve vendosi ndryshimin e vendimit të objektankimit për pikën 1: duke konstatuar se kryetari i Bashkisë nuk është personi përgjegjës për raportimin, si dhe duke konstatuar se caktimi i personit përgjegjës është bërë në datë 7 janar 2021 dhe raportimet në vijim janë vlerësuar në përputhje me ligjin dhe në këto rrethana nuk kemi përgjegjësi administrative, vendosi shfuqizimin e sanskionit administrativ me gjobë ndaj Erion Veliaj me 35 mijë lekë. Për pikën 2: Duke konstatuar se gjatë veprimatrive të denoncuara nuk janë shpërndarë certifikata pronësie sipas përcaktimit të ligjit, vendosi shfuqizimin e me gjobë 40 mijë lekë për shkelje të nenit 3, pika 1,2,3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe kundër këtij vendimi mund të bëhet anikim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.





