Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur sot shqyrtimin e kërkesave ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kërkojnë shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit, përsëritjen e tyre në të gjitha Zonat Zgjedhore të qarkut.
Në fjalën e tij, përfaqësuesi ligjor i PD në KAS, Marash Logu tha se në një material prej 57 faqesh, “janë të gjitha ato që ne kemi konsideruar shkelje të rënda të ligjit që për ne çojnë në pavlefshmëri të zgjedhjeve e përsëritjen e tyre“.
Eksperti ligjor theksoi se PS në këtë qark kishte vendosur drejtues të fushatës elektorale dhe kandidatë për deputetë të cilët sipas tij, janë të njohur për lidhje me botën e krimit.
“Atë që kemi konsideruar shkelje janë ndarë në 5 kategori, blerja e votës përmes personave me rekorde kriminale, 15 prova i kemi depozituar. PS kishte drejtues politik Ardian Çela drejtor i OSHEE, kompani me pronësi 100% shtetërore. Çela është nën akuzë për favorizime e shkelje ligjore kur ishte nënkryetar i bashkisë Durrës, drejtuesi faktik i fushatës ishte ish kryetari i Bashkisë Vangjush Dako i njohur për lidhje me krimin e organizuar.
Lidhjet e Dakos janë shfaqur në të paktën 2 raste, 5 dhetor 2016 kur Apeli Durrës liroi Lulzim Berishën, drejtuesi i bandës së Durrësit, se Dako dha garanci për punësimin e tij në Bashkinë e Durrësit. Rast tjetër përfshirja e Dakos në dosjen 339/1 nga përgjimet e Bild rezulton se Dako ka komunikim me Astrit Avdylajn, drejtues i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, për zgjedhjet e 2017.
Kandidat për deputet e deputet në detyrë të PS ishin Jurgis Çyrbja, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rraja, të njohur për lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Çyrbja ish drejtor Kadastre ka dalë në përgjime të prokurorisë si i përfshirë në vepra kriminake, rasti konkret privatizimi i Vollgës. Ndraxhi doli te përgjimet e BILD si njeri për të cilin kriminelët kishin punuar për të siguurar votat e tij.
Rrahman Rraja e familja e tij njihet si bandë kriminale në Fushë Krujë, familjarët e tij në vijimësi janë pjesë e personave me rekorde të tmerrshme kriminale. PD ka depo 50 kallëzime penale në SPAK, 30 orej tyre me raste flagrante të shitblerjes së votës, nga drejtues e përfaqësues të PS”, tha Marash Logu.





