14 dhjetor 2014 –  Gjykata e Kasacionit në Itali dënoi me vendim të formës së prerë, Klodian Xhaferrajn me 16 vjet burg. 

Klodiani u dënua si ekzekutues me një plumb në zverk i Firdus Hikajt, 32 vjeç në 25 prill 2011 në qytetin e Aprilias. Tre muaj pas kësaj vrasje për raprezalje, po në Aprilia u ekzekutua Ilir Lula, 45 vjeç.

 Ndërkohë vazhdon gjykimi për Xhemil Hysajn, 48 vjeç dhe Gazmir Hoxhën 38 vjeç, gjithashtu të përfshirë në këtë serial vrasjesh.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/