Të paktën 50 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm në kishën katolike San Francesco në Ondo të Nigerisë.
Një grup peronash të armatosur hynë në kishë dhe hapën zjarr ndaj besimtarëve.
Të plagosur kanë mbetur dhe shumë persona të cilët janë dërguar në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore.
Disa besimtarë u rrëmbyen nga agresorët. Nga mediet e vendit u raportua se mes personave të rrëmbyer ishte dhe prifti i kishës, por një gjë e tillë u mohua nga Dioqeza nigeriane.
Guvernatori i shtetit Arakunrin Akerodolu konfirmoi sulmin duke e quajtur atë si një veprim “satanik dhe të poshtër” kundër njerëzve të pafajshëm.
Ndërsa Nigeria përballet me shqetësimet e sigurisë, duke përfshirë dhe ekstremizmin islamik, Ondo njihej si një nga zonat më paqësore në vend.






