Serbi, 7 gusht 2014 – Kasapi Dragan Djuric, nga Surcini i Beogradit, është arrestuar në dyqanin e tij, ku qetësisht ka qenë duke prerë mish sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ministri serb i Punëve të Brendshme ka thënë se pas një vëzhgimi prej dy orësh Djuric është arrestuar. Ministri ka theksuar se autopsia do të tregojë nëse viktima është dhunuar seksualisht.

Djuric akuzohet për vrasjen e 15 vjeçares Tijana Juric, e cila ishte zhdukur me 26 korrik në Vojvodinë. Ai dyshohet se e ka mbytur 15 vjeçaren, pasi e ka shtypur me makinë.

Ministri i Brendshëm serb ka thënë se i dyshuari është një monstër që nuk ka treguar asnjë shenjë pendimi për krimin që e ka kryer.

I dyshuari për krimin fillimisht e ka goditur me makinë adoleshenten. Pasi ajo ka filluar të kërkojë ndihmë ai e ka kapur atë për fyti, e ka goditur, ndërsa më pas e ka futur në veturë, ku fillimisht e ka zhveshur e më pas e ka vrarë. Trupin e saj e ka dërguar në një distancë prej 10 kilometrash nga qyteti i Somborit ku edhe e ka groposur.

Ministri i Brendshëm serb ka shprehur keqardhjen që është hequr dënimi me vdekje, me të cilin meriton të dënohet një monstër e tillë.

Ministri ka deklaruar se policia e ka pasur të vështirë të zbulojë autorin e vrasjes së 15 vjeçares për shkak se adoleshentja dhe kasapi nuk njiheshin më parë.

Vrasësi punon si kasap, është i gjatë rreth dy metra dhe peshon më shumë se 100 kg. Tijana Juric për herë të fundit ishte parë para 10 ditësh afër një qendre sportive në Bajmok.

Në një rrugë të paasfaltuar janë gjetur gjëra që sipas deklaratave të nënës së i përkasin vajzës, ndërkohë që menjëherë pasi ajo ishte shpallur në kërkim. Për gjetjen e saj ishin angazhuar Europoli, Interpoli, dhe një webfaqe që i dedikohet fëmijëve të zhdukur në Europë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/