Teuta e Durrësit ka zyrtarizuar lëvizjet e para në merkaton e verës për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri futbollistik me objektiva më ambiciozë. Klubi durrsak ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër me portierin Elhan Kastrati, si dhe ka nënshkruar për dy sezone me kroatin Ante Hrkac, i datëlindjes 1992. Kastrati pritet të jetë portieri i parë i skuadrës bregdetare, status të cilin e fitore sezonin që lamë pas, duke luajtur në 13 ndeshje të Superiores gjatë pjesës së dytë të sezonit.

Përsa i përket prurjes së re Hrkac, 25-vjecari sezonin që sapo u mbyll është aktiviziar me Celikun e Zenicës në Ligën e Parë të Bosnjë Hercegovinës, ku ka regjistruar 18 paraqitje, ndër të cilat 14 si titullar. Hrkac është një futbollist që përshtatet në disa role, si qendërmbrojtës dhe mesfushor. Teuta priti gjatë, por tani ka nisur rindërtimin dhe emri i parë i zyrtarizuar është Ante Hrkaç, një gjigant kroat.Hrkaç është mesfushor shkatërrues ose qendërmbrojtës, 1.93 i gjatë. Ai është në pronësi të Lokomotiv Zagrebit, por këtë sezon luajti i huazuar në Bosnje-Hercegovinë te Çeliku. Për sezonin e ardhshëm Teuta humbet shërbimet e mbrojtësit boshnjak, Bojan Markovic, i cili nuk ka rënë dakord me kushtet e kontratës që iu ofruar nga drejtuesit durrsakë. 31-vjecari spikati në radhët e Teutës, duke u shndërruar një nga pikat më të forta të kësaj skuadre në fazën mbrojtëse.