Irlandë, 11 prill 2014 – Kastriot Boza, 39 vjeç, i martuar me një fëmijë, akuzohet për vrasjen e Peter Gun, 29 vjeç, baba i 2 fëmijëve. Vrasja ndodhi në vitin 2009. Fillimisht Kastriot Boza u dënua me 6 vjet burg për përkrahje pas kryerjes së krimti. Ai kishte ndihmuar mikun e vet Alan Harte (ne foto) për të transportuar kufomën e Peter-it deri sa e hodhwn në një kanal kullues afër Aeroportit të Dublinit.

Pikërisht Alan Harte, 33 vjeç, dëshmoi nën betim në gjygj, që vrasjen me disa goditje thike e kishte kryer Kastrioti, madje ai e kishte kërcënuar Alanin duke e detyruar, që me makinën e Hajrush Ramës (një kosovar mik i  Kastriotit) ta transportonin kufomën deri në kanalin pranë aeroportit, ku e gjeti policia.

Juria e shpalli Alan Hartin të pafajshëm për vrasje, por fajtor për dhënie ndihme pas kryerjes së krimit.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/