DURRËS, 11 nëntor 2014– Kastriot Boza i akuzuar nga gjykata për pengimin e drejtësisë (fshehu mjete e krimit në rastin e vrasjes së irlandezit 29 vjecar Peter Gunn) u dënua me 4 vjet burg. Deri tani, Kastrioti ka kryer 17 muaj burg dhe Gjykata Irlandeze e Apelit ia fali pjesën e mbetur të dënimit, sepse Boza vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë irlandeze. Kastriot Boza i lindur në 22 mars 1973 hyri në Irlandë si klandestin në 1999 dhe  u  martua në vitin 200. Kastrioti mbahet si rekordmen vjedhjesh në Irlandë, sepse atij drejtësia irlandeze i ka provuar autorësinë e 28 grabitjeve dhe vjedhjeve me thyerje.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/