Edhe këtë javë spektakli më i ri në televizionin Klan “Your Face Sounds Familiar”, ka vënë në dukje marrëdhëniet midis pjesmarrësve.

Kastro Zizo, këtë javë është vënë në rolin e Zuchheros, në ndryshim nga java tjetër i cili ishte në rolin e Concitës.

Kastro pasi ka sqaruar se me Çanin nuk ka më marrëdhënien e tij të ngushtë të dikurshme, pasi është një gjë që është konsumuar ka thënë me shaka se ata të dy mund të ishin një çift interesant “gay-sh”.

“Ne mund të ishim shumë interesant si çift unë të të thoja ty gatuaj, pastro, e të tilla gjëra”, tha Kastro.

Ndërkohë që Çani i tha ish-mikut të tij se nuk i pëlqenin meshkujt me mjekër.