Kastro Zizo ka qenë i martuar me Erleta Hotin. Kastro dhe Erleta kanë një vajzë, e për këtë gjë, Erleta jo pak herë ka shkruar edhe publikisht duke e kritikuar ish-burrin e saj.

22 dhjetor 2014 –  Kastro po flirton me këngëtaren Genta Ismajli.

Publikisht edhe Genta edhe Kastro janë beqarë, ata ka kohë që mbajnë këtë status dhe nuk flasin në media për lidhjet në jetën e tyre.

Kastro shihet duke e joshur Gentën, ndërkaq që as ajo nuk i ka rezistuar sharmit të tij.

Ata gjatë tërë natës e kanë shoqëruar njëri tjetrin, duke shkëmbyer edhe puthje e përqafime.

Nuk dimë nëse ata janë në një lidhje, apo efekti i alkoolit ka krijuar këtë intimitet mes tyre.

Ndryshe, Kastro nuk ka deklaruar lidhje që nga ndarja e tij me Erleta Hotin, me të cilën ka edhe një vajzë, njëjtë sikurse Genta, e cila pas ndarjes me Milot Binakun, nuk është parë në krah të dikujt tjetër.