Këngëtari dhe moderatori Katro Zizo në emsionin e tij 'Late Night Show' në Ora News kishte zgjedhur t'ia dedikonte lëvizjes feministe, nga ku tha se shumë personazhe mediatikë që pretendojnë se janë pro femrave por në fakt i shohin ato si objekte seksuale.
Midis tyre Kastro përmendi moderatorin e emisionit "Zonë e Lirë", Arian Çanin, të cilin e konsideroi si "një nga bastardët më të mëdhenj" të lëvizjes feministe.
"Herë pas here imitoj atë që është antifeministi më i madh në botë. E kam me Arianin Çanin, të cilin mund ta ftoj meqë e kam mik dhe shok të vjetër vetëm 5 minuta që të vijë këtu e pastaj të më ikë prap. E nisa me dikë që do guxoja ta quaja 'një nga bastardët më të mëdhenj' të lëvizjes antifeministe. Çani, dhe shumë njerëz të tjerë mediatikë, pretendojnë se janë shumë pro femrave por në fakt të gjitha ato i shohin si objekte seksuale. Nuk e di sesa është e vërtetë."





