Djali i këngëtarit Kastro Zizo ka qenë pjesëmarrës në emisionin “Power Kids” në “E diela shqiptare”, por këtë të diel vogëlushi Dankan u eliminua nga konkursi i fëmijëve.

Pas largimit të tij nga “Power kids”, Kastro i ka dedikuar një status në Facebook të birit. Ja çfarë shkruan ai:

“Ne jetë bir ka humbje dhe fitore, ka disfata dhe zhgënjime..ashtu siç ka dhe gëzime e lumturi të cilat duhet t’i marrim e pranojmë ashtu siç na vinë. 

Jo çdo gjë është në dorën tonë…ti sot nuk ke humbur, ti je fitorja ime me e madhe, je krenaria e çdo prindi, je mrekullia që më erdhi në jetë. Krenar për ty bir Dankan Rma. Babi të do… 

P.s meqë sot më bërë "horr" që babi jep pare atëherë për inat të "botës" nesër shpërthejmë në blerje të çdo tipi e natyre!,”-përfundon postimi i Kastros në rrjete sociale.