Kombëtarja shqiptare do ta nisë aventurën e saj të Kualifikuesve të Botërorit 2022 ndaj Andorrës në transfertë, më 25 mars të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, vetëm 3 ditë pas përballjes me Andorran do të matim forcat me Anglinë në Tiranë.

Federatat e klubeve, një ditë pas hedhjes së shortit, kanë diskutuar detajet për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve, të cilin Shqipëria do ta mbyllë më 15 nëntor ndaj Andorrës në shtëpi.

Kujtojmë që ditën e djeshme, në hedhjen e shortit për Botërorin “Katar 2022”, Shqipëria është vendosur në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.