3 qershor 2014 – Hetimet e FIFA-s rreth akuza për korrupsion në procesin e përzgjedhjes së Katarit se vendi organizator I Kupës së Botës të vitit 2022 do të mbyllën më 9 Qershor. E konfirmon vetë inspektori i qeverisë së futbollit botëror, Michael Garsia, i ngarkuar për të kontrolluar të gjitha procedurat e votimit që shpallën fituese kandidaturën e vendin arab.
Sipas Garsias, 6 javë pas përfundimit të hetimeve disamujore, relacioni i plotë do t’i dorëzohet dhomës së gjykimit. Më tej ai shton se në raportin përfundimtar do përfshihen të gjitha të provat e mundshme që lidhen me procedurën e garës, të cilacve do të shtohen edhe provat e mbledhura nga hetimet paraprake.
Vetëm pak ditë më parë gazeta Britanike "Sunday Times" publikoi skenarin korruptiv të ngritur nga ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s, Mohamed Bin Hamman, i cili akzuohet se ka paguar rreth 5 milionë dollar ryshfet për të blerë votat që do t’i siguronin Katarit të drejtën për të organizuar Kupën e Botës së vitit 2022. Në rast se këto akuza vërtetohen, atëherë FIFA pritet t;ia heqë të drejtën e organizimit të botërorit Katarit, për të hapur një votim të ri.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





