Ambasada e shtetit të Katarit në Shqipëri ka anuluar pritjen me rastin e Ditës Kombëtare në shenjë solidariteti për tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit.

“Uroj që shqipëria ta kapërcejë ketë situatë të vështirë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë shkaktoi 51 viktima, ndërsa shkatërroi dhe dëmtoi qindra shtëpi.