Ndërkohë që  bilanci i viktimave ka shkuar në 19, qindra shtëpi janë nën ujë, përfshirë 100 familje shqiptare të cilat kanë humbur gjithçka: Shtëpitë, makinat, pasaportat… Sakaq, është raportuar për 6 të humbur, midis tyre edhe një shqiptar, 29-vjeçari Spiro Koleci.

Në fotot e dërguara ekskluzivisht në newsbomb.al nga kryetarja e shoqatës "Vatra Labe", kuptohet gjendja reale dhe tejet e vështirë e shtetasve tanë në Greqi.

Shumë shqiptarë të tjerë të zonave përreth janë solidarizuar dhe kanë shkuar sot për t’u dhënë ndihmën e parë me ushqime e veshmbathje.