Fusha e mbetjeve në lagjen Çole në Vlorë është mbuluar nga tymi kancerogjen i djegieve të qindrave gomave makinash.

Siç shihet në pamje,  si tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e gomave.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Ndërkohë, zjarrfikësit janë në luftë me zjarrin për shuarjen e flakëve.