Pedagogu dhe përkthyesi Erion Kristo ka publikuar ditën e sotme në rrjete sociale një video nga ajo që ai e cilëson Katastrofë.

Kristo i referohet ndotjes së madhe të lumit Ishëm, që siç duket edhe nga pamjet filmike sipërfaqja e ujit të lumit është e tejndotur, kryesisht nga materiale plastike.

Ndërsa burimin e tij e ka në Tiranë, lumi Ishëm përshkon një pjesë të mirë të komunës me të njëjtin emër në bashkinë e Durrësit.

Në jo pak raste, ambientalistët dhe shoqatat që angazhohen në pastrimin e zonave të ndryshme të ndotura, e kanë klasifikuar lumen Ishëm si një nga më të ndoturit në vendin tonë.