Një fotografi e pa publikuar më parë nga martesa e Princit William dhe Kate është shpërndarë sot për të shënuar 13 vjetorin e martesës së çiftit.
Kate e cila momentalisht po i ushtrohet kimioterapive pas diagnostikimit me kancer,(kliko këtu) u martua me mbretin e ardhshëm Princ William në Westminster Abbey në prill 2011 pas tetë vitesh lidhje.
Dyshja po përballen me sfidën e tyre më të vështirë deri më tani, mes diagnozës së Princeshës që kërkon kohë, hapësirë dhe privatësi ndërsa vazhdon trajtimin e saj.
Sot, llogaria e Kensington Palace në X publikoi një foto të re të çiftit nga dita e dasmës nga fotografja Millie Pilkington, duke thënë: ‘Sot 13 vjet më parë!’