24 gusht 2014 – Aktorja e famshme, Katie Holmes ka ndërmarrë disa vendime të rëndësishme ditët e fundit.Ish-gruaja e aktorit të njohur Tom Cruise, ka vendosur që bashkë me vajzën, Suri të zhvendoset nga  New Yorku për në Los Angeles.Kjo zhvendosje, sipas aktores do ta ndihmojë të rinisë karrierën e saj, madje mjedisi I ri do t’I bëjë mirë edhe Surit, që të marrë arsimin e duhur. 

Asgjë e jashtëzakonshme në këtë sipërmarrje të aktores, por kur zbulon se ajo do të jetë komshije me ish-bashkëshortin Tom Cruise, gjithçka “komplikohet”. Megjithatë, mbetet për tu parë nëse kjo lëvizje nga ana e Katie ka për qëllim të riafrohet me Tom.