DURRËS, 21 nëntor 2014 –  Dukesha e Kembrixhit është shfaqur së fundmi më e bukur se kurrë. Kjo për shkak të shtatzanisë së saj. Në një ceremoni, në emër të një organizate bamirëse të shëndetit mendor, ka treguar barkun e saj të vogël, ku pret fëmijën e saj të dytë.

Kate e cila është katër muajshe shtatzënë me fëmijën e saj te dytë kishte veshur një fustan të zi nga Jenny Packham. Në këtë ceremoni bamirësie, Kate u takua me disa femije me të cilët u tregua shumë e përzemërt, duke folur dhe ndenjur pranë tyre.