Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka publikuar një set fotografik me rastin e 40-vjetorit të lindjes. Imazhet e realizuara nga Paolo Roversi u inspiruan nga portretet e anëtarëve të familjes mbretërore në të kaluarën.
Kate bëri publike vetëm tre fotografi për t’i bërë nderime mbretëreshës Elizabeth II dhe mbretëreshës Victoria. Në fotografitë bardh e zi, Kate zgjodhi të kombinonte fustanet e Alexander McQueen me vathët nga koleksioni i princeshës Diana.
Ndonëse ditëlindja e saj është sot, portretet u realizuan që në muajin nëntor tek Kew Gardens.
Kate Middleton do të festojë ditëlindjen privatisht në shtëpi me bashkëshortin e saj Princin William dhe tre fëmijët George, Charlotte dhe Louis.