Lajmi për praninë e saj në Wimbledon kishte qarkulluar tashmë në orët e fundit, por të shohësh Kate Middleton sërish të rrethuar nga dashuria e njerëzve të saj, mbetet një moment emocionues.

Kjo është dalja e dytë publike e Princeshës së Uellsit, pasi njoftoi sëmundjen e saj në mars 2024.

E qeshur dhe rrezatuese me një fustan të gjatë ngjyrë vjollce të ndezur, Kate spikati edhe një herë për elegancën e saj të lindur, e cila kombinuar me forcën e shfaqur kohët e fundit e bën atë një nga femrat më të dashura nga britanikët dhe më gjerë.