DURRËS, 13 tetor 2014 – Gjendja shëndetësore e Dukeshës së Kembrixhit nuk është aq e mirë kohët e fundit.

Shkaku i keqësimit të shëndetit të saj është bërë shtatzënia e dytë e 32-vjeçares, të cilën me sa duket nuk po e përballon me shumë sukses.

Burime nga familja mbretërore kanë bërë me dije për mediat Britanike se fëmija në barkun e saj nuk rrezikon rritjen e tij, por Kate ka nevojë për më shumë regjim.

Për këtë arsye ajo është nisur tek shtëpia prindërve të saj këtë fundjavë, bashkë me Princin George, por nuk bëhet e ditur se sa do të qëndrojë aty.

Dukesha e Kembrixhit aktualisht është në javën X të shtatëzanisë.