Princesha Kate ringjalli një nga veshjet më ikonike të Lady Diana-s për një paraqitje publike në Londër. Pamja përfshinte një xhaketë elegante dhe një kapele bejsbolli, një nga kombinimet e preferuara të Dianës.
Kate mbante veshur një xhaketë bardhezi mbi një këmishë blu të çelët, duke e kompletuar veshjen me një kapele bejsbolli blu të qëndisur me logon e Institutit Mbretëror Kombëtar të Varkave të Shpëtimit (RNLI).
Ndërsa Diana ndoshta do ta kishte kompletuar pamjen me pantallona të shkurtra ose xhinse, Kate zgjodhi një nga veshjet e saj të preferuara: një palë pantallona të ngushta në ngjyrë çokollate.
Ajo i kombinoi ato me çizme deri në kyçin e këmbës prej lëkure ngjyrë kafe dhe një rrip ngjyrë kafe me tokëz të artë.







