LONDER, 17 mars 2013 – Taka e lartë e këpucëve “tradhton” dukeshën e Kembrixhit.
Kate Middleton, së bashku me të shoqin, princin William mori pjesë sot në paradën ushtarake të organizuar në kazermën Hampshire, me rastin e ditës së Shën Patricit.
Ndërsa dukesha ishte duke përshëndetur ushtarët, një nga takat e këpucës i ngeci në një nga gropat e pusetës aty pranë.
Për disa minuta me rradhë gruaja e princit William, duke u mbajtur tek krahu i të shoqit, u përpoq të nxirrte takën nga puseta dhe pasi ia doli mbanë me sukses rinisi të përshëndeste ushtarakët.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/