Dukesha Kate Middleton iu kthye detyrave mbretërore pas lindjes së fëmijes, teksa vizitoi shkollën Sayers Croft Forest School dhe Wildlife Garden në Paddington Recreation Ground në perëndim të Londrës.
Por ajo që u vu re këtë herë në veshjen e 36-vjeçares ishin çizmet 475 dollarë që mbante veshur të cilat i ka blerë 14 vite më parë, raporton "Daily Mail".
Dukesha mbante veshur xhinse të Zarës, një bluze gri dhe një xhaketë nga marka e famshme suedeze Fjällräven. Për herë të parë Kate u pa me çizmet në Panairin e Lojërave në Pallatin Blenheim në gusht të vitit 2004.
Ajo doli përsëri më të njëjtat çizme pikërisht një vit më vonë, kur mori pjesë në Gatcombe Festival of Eventing në Gloucestershire.
Ndërsa Dukesha e Kembrixhit u bë pjesë e familje mbretërore çizmet qëndruan në dollap për tu rinxjerrë sërish.





